Transmetuar më 07-09-2018, 22:26

Një modele ruse 24-vjeçe është dënuar me 18 muaj burg, pasi ajo kreu një shkelje rrugore dhe më pas u ofroi oficerëve seks treshe nëse ata nuk do t’i vendosnin gjobë.

Rusja, Kira Mayer, u shpall fajtore për incidentin në rrugë që shkaktoi trafik të rënduar në Moskës, por edhe për rezistencën ndaj policisë dhe provokimin e tyre teksa ishin në krye të detyrës.

Në gjykatë u tha se policët refuzuan ofertën e saj dhe vazhduan punën duke i vendosur prangat, por nuk u dhanë shumë detaje për ofertën për seks në grup që 24-vjeçarja u kishte bërë dy policëve.

Mayer ka mbyllur llogarinë e saj Instagram, e cila kishte 148 mijë ndjekës që i rriteshin dita-ditës për fotografitë dhe videot shpesh provokuese.

Më parë ajo u kishte thënë fansave të saj:

Kur të mërzitem me jetën time të lumtur, unë do të martohem dhe do të vuaj si të gjithë njerëzit normalë. /k.k/noa.al/