Transmetuar më 07-09-2018, 21:26

Stresi është një gjendje e rëndë shpirtërore, që kap thuajse çdo njeri. Shpesh përpiqemi që këtë gjendje ta menaxhojmë duke marrë medikamente. Besoni apo jo, por edhe ushqimi mund të na ndihmojë.

Disa ushqime janë të mrekullueshme për shëndetin tonë fizik dhe psikik. Konsumoni për disa ditë dhe do të ndiheni më mirë.

Bananet

Aleat natyral kundër stresit, ndihmojnë në kontrollin e apetitit, punën e trurit dhe rregullimin e stresit. Po ashtu ndikojnë në rastin e disponimit të keq.

Spinaqi

Qetëson sistemin nervor dhe jep fuqi.

Shalqini

Është i pasur me vitamina, magnez, kalcium. Përmirëson sistemin e imunitetit, ul nivelin e yndyrave në trup, përmirëson punën e veshkave dhe do të merrni më shumë energji.

Boronicat

Forcojnë imunitetin dhe përmirësojnë disponimin. /k.k/noa.al/