Transmetuar më 07-09-2018, 15:45
Foto ilustruese

Ndeshja e parë për këtë vit mes Realit të Madridit dhe Barcelonës do të luhet në 28 tetor në orën 16:15 minuta.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Barçës, Camp Nou”.

Sfida do të jetë e para pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe Messi nuk do ketë përballë rivalin e tij të përjetshëm.

Tashmë, lideri i ri i madrilenëve do të jetë uellsiani Hareth Bale.

Sa i takon statistikave deri tani në përballjet mes dy ekipeve, Reali ka triumfuar 95 herë ndërkohë Barcelona 92 herë.

Ndeshja mes këtyre ekipeve është ndër më të rëndësishmet në futboll, jo vetëm për shkak të rivalitetit, por edhe historisë së dy klubeve./a.m./noa.al/