Transmetuar më 07-09-2018, 13:53

Presidenti Hashim Thaçi komenton anulimin e takimit në Bruksel mes tij dhe homologut serb, Aleksander Vuçiç nën ndërmjetësimin e politikanes së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Ai thotë se dialogu me Serbinë po bëhet gjithnjë më i vështirë, për shkak të mospajtimeve mes dy vendeve.

“Sot kemi biseduar vetëm përmes Federica Mogherinit, por dialogu duhet të vazhdojë. Ky dialogu nuk po bëhet vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë Ballkanin”, u shpreh Thaçi.

I pyetur nëse u anulua takimi për shkak të kërkesës së Vuciç për të vizituar edhe liqenin e Ujmanit, ai shtoi se do të respektohet me përpikmëri itinerari i lejuar për vizitën.

“Nuk cenojmë askënd por nuk lejojmë askënd ta poshtërojë Kosovën”, tha ai.

Më tej shtoi se, “e sot kemi dialoguar dhe negociuar përmes zonjës Mogherini. Unë nuk vlerësoj se ka ndodhur bojkot, por e di që zakonisht ne takohemi këtu në rrafshin bilateral, Kosova me zonjën Mogherini, Serbia me zonjën Mogherini dhe pastaj ndodhin takimet trepalëshe”, deklaroi Thaçi. /a.y/noa.al