Transmetuar më 07-09-2018, 09:57

Pak minuta para se të hynte në takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Kosovës, foli për mediat.

Para takimit me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ai deklaroi se marrëveshja do të ketë kuptim, vetëm në momentin që do të ndodhë njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu ai shtoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të krahasohet me asnjë rast tjetër në botë.

Sipas tij, tashmë po hyhet në procesin përfundimtar të dialogut mes dy vendeve.

Thaçi ndodhet në Bruksel teksa në Kosovë, politika është e ndarë rreth bisedimeve me Serbinë.

Partitë opozitare thonë se do të ndërmarrin çdo veprim politik, përfshirë edhe protestat, për të penguar presidentin dhe këdo tjetër të negociojë për tërësinë tokësore të Kosovës.

Kundër diskutimeve të tilla janë shprehur edhe një pjesë e partive në pushtet përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj. /a.y/noa.al