Transmetuar më 06-09-2018, 20:27

Adi Krasta rikthehet në ekran. Gazetari e prezantuesi i njohur televiziv sapo ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me televizionin News 24.

E hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”.

Emisioni do të ketë si logo te tij, inicialin “A” të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera.

Sipas BË, pritet që prezantuesi i njohur të ketë një bashkëpunim afatgjatë me televizionin më të madh informativ në vend.

Dy projekte të tjera parashikohet të realizohen prej tij në muajt e parë të vitit 2019.

Herën e fundit që Adi Krasta është angazhuar në media, ka qenë në Top Channel.

Ai gjithashtu ka drejtuar festivalin e fundit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar./a.k/noa.al/