Transmetuar më 06-09-2018, 10:07

David Beckham lajmëroi zyrtarisht në Instagram, emrin e skuadrës që do të drejtojë, duke nisur nga viti 2020.

“Club Internacional de Futbol Miami”, është emri i skuadrës së Beckham, e cila shkurt do të njihet si Inter Miami.

Është kjo zgjedhja e futbollistit anglez i cili ka luajtur 33 ndeshje me bluzën e Milan, nga viti 2009 deri në 2010.

“Moment historik. Kjo është një ditë e madhe për mua dhe ekipin tim”, shkruan Beckham,

Ai shton se, “Një nder që të zbulojë emrin dhe logon e skuadrës. Është një moment historik edhe për Club Internacional de Futbol Miami”. /a.y/noa.al