Transmetuar më 05-09-2018, 23:01

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Mamurras ku një fëmijë 14-vjeçar është vrarë me thikë.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës, 20:34.

I mituri me inicialet A.S., nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga goditja me thikë, duke ndërruar jetë në spital.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë dhe autori.

Policia bën me dije se ka arrestuar një 15 vjeçar si autor të dyshuar të ngjarjes, ndërsa konflikti ka ndodhur për motive banale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj vrasjeje./a.m./noa.al/