Transmetuar më 05-09-2018, 22:23
John Terry

Manchester United e ka startuar mjaft keq këtë sezon, duke humbur dy nga katër ndeshje.

Zhoze Mourinho është në telashe dhe në repartin e mbrojtjes ka hasur mjaft probleme.

Kjo ka bërë që United të mendojë për të sjellë mbrojtës të tjerë.

Një prej emrave të përfolur është ai i John Terry.

Ish-lojtari i Chelsea aktualisht luan në kategorinë e dytë me Aston Villa-n.

Por, Mourinho ka shumë besim tek ai lojtar me të cilin ka korrur mjaft sukses kur ishin te Chelsea.

Nuk dihet nëse palët kanë nisur kontaktet dhe kur mund të bëhet ky transferim./a.m./noa.al/