Transmetuar më 05-09-2018, 19:37
Foto ilustruese

Edhe pse vjeshta ka pak ditë që ka hyrë dhe ende nuk raportohet për epidemi gripi sezonal, ka ardhur koha për të marrë vaksinën parandaluese.

Koha më e mirë për ta bërë është duke nisur që tani e deri në fund të Tetorit.

Ky është edhe rekomandimi që jep Akademia Amerikane e Pediatrisë e cila ka studiuar periudhën e gripit dhe efektivitetin e vaksinës.

Këtë vit vaksina është rekomanduar të injektohet më herët për fëmijët nën gjashtë muajsh pasi një vit më parë pati disa qindra viktima nga gripi te foshnjat.

Ndërkohë, në vendin tonë nuk ka ende një fushatë nga mjekët për nisjen e procesit të vaksinimit.

Por, dihet se e mira është t’i paraprihet periudhës së pikut të gripit./a.m./noa.al/