Transmetuar më 05-09-2018, 16:32

Për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, në “Elbasan Arena”, policia e shtetit ka hartuar një plan masash.

Plani ka të bëjë me  ruajtjen e sigurisë rendit dhe qetësisë para, gjatë dhe pas ndeshjes,  takim ky i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Prej disa ditësh, në qytetin e Elbasanit kanë mbërritur agjentë sekretë dhe të sigurisë së Izraelit të cilët vëzhgojnë çdo pjesë të stadiumit.

Kjo ndeshje do të luhet pa praninë e forcave të sigurisë në pjesën e brendshme të stadiumit, por duhet thënë se jashtë tij do të qëndrojnë plot 1500 forca policore të gatshme për të ndërhyrë në çdo rast.

Sinjale frike solli dhe Departamenti Amerikan i Shtetit i cili i bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të kenë kujdes gjatë lëvizjeve në afërsi të impiantit sportiv. /k.k/noa.al/