Transmetuar më 05-09-2018, 14:38

Kujt mund ti kishte shkuar mendja se vaji i ullirit mund të kishte efekte çudibërëse në aktivitetin seksual? Por duket se efektet e tij janë më të mira edhe se të viagrës.

Një konsum i rregullt i vajit të ullirit mund të funksionojë më mirë se ilaçet, për të ndihmuar meshkujt që të jenë më pasionant në shtrat.

Shkencëtaret e Universitetit të Athinës në Greqi, kanë matur dozat optimale të “arit të verdhë” të cilat duhen konsumuar për të ndezur gjakun.

Rezultoi se mjaftojnë 9 lugë vaj ulliri në javë, për të reduktuar me 40% rrezikun e impotencës tek meshkujt.

Studimi u prezantua në Mynih të Gjermanisë gjatë Kongresit Europian të Kardiologjisë, ndërsa u zhvillua në 660 meshkujt me moshë mesatare 66-vjeçare.

Rezultoi se ata persona që ndiqnin një dietë mesdhetare të pasur me fruta dhe perime, bishtaja dhe peshk, kanë më pak probleme në shtrat, madje janë më aktiv.

Vaji i ullirit i cilësuar si “mbreti” i ushqimit të shëndetshëm, ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe rrit drastikisht nivelin e testosteronit, duke i mbrojtur meshkujt nga impotenca.

Studiuesja Christina Chrysohoou, siç shkruan noa.al, nënvizon gjithashtu se paralelisht duhet ndjekur një dietë dhe aktivitet fizik, për të përmirësuar kapacitetin seksual të meshkujve në moshë të mesme. /a.y/noa.al