Transmetuar më 05-09-2018, 14:00

Të vonosh mëngjesin dhe të përshpejtoni darkën, është një mënyrë e re për tu dobësuar.

Një studim britanik, tregon se ndryshimi i orarit të mëngjesit dhe të darkës, çon në reduktimin e yndyrës në trup.

Siç raportohet në revistën shkencore “Journal of Nutritional Sciences”, duke vonuar mëngjesin dhe duke shpejtuar drekën me 90 minuta, pa bërë reduktim në ushqim, brenda dhjetë javësh humbet dyfishi i masës dhjamore të trupit, në raport me ata persona që nuk ndjekin një ritëm të tillë për orarin e vakteve.

Studimi i zhvilluar nga Universiteti i Surrey në Angli, është bazuar në një grup pacientësh mbipeshë, shkruan noa.al.

“Sado i vogël, studimi jep informacione të rëndësishme se si një ndryshim i vogël oraresh, sjell një sërë dobish për trupin. Reduktimi i masës dhjamore, zvogëlon rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës si dhe përmirëson shëndetin tonë në përgjithësi”, thotë drejtuesi i studimit Jonathan Johnson. /a.y/noa.al