Transmetuar më 04-09-2018, 10:37

“Pa Cristiano Ronaldon, Real Madrid është më pak i fortë. Tashmë është Juventusi një prej favoritëve për të fituar Champions League”.

Janë këto fjalët e thëna nga Leo Messi, në një intervistë për ‘Catalunya Radio’.

Kapiteni i Barcelonës shton më tej se vendimi i Ronaldos, e ka befasuar.

“Nuk e imagjinoja larg Real Madrid dhe aq më pak që të shkonte te Juve. Kishte shumë skuadra që e donin. Më befasoi, por ka shkuar në një skuadër shumë të mirë”, tha Mesi.

Ronaldo prej disa javësh është transferuar në Itali, ku jeton në një vilë në mes të pyllit dhe jo shumë larg qendrës së Torino, me një pamje mbresëlënëse, ku kodra ndodhet në njërën anë dhe lumi në anën tjetër.

Një vilë e dyfishtë me palestër dhe pishinë, në zonën e Gran Madre, një prej vendeve më të lakmuara.

Nga debutimi me skuadrën italiane, Ronaldo do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. /a.y/noa.al