Transmetuar më 04-09-2018, 08:04
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e kësaj të hëne në fshatin Dush të Klinës, ku një tren përplasi një makinë.

Si pasojë e përplasjes nga treni të një makine tip “Benz”, një grua e moshës 39-vjeçare mbeti e vdekur në vend.

Ndërkohë të plagosur rëndë mbetën edhe pesë persona të tjerë të cilët ndodheshin në mjet.

Por pas dërgimit të të lënduarve në spital, ka gjetur vdekjen edhe një grua 50-vjeçare, e cila nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 18:48 në fshatin Dush të Klinës, ku mbi shinat e trenit po kalonte një makinë.

Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë 5 dhe 7 vjeç, janë dërguar në Prishtinë, për mjekim më të specializuar. /a.y/noa.al