Transmetuar më 03-09-2018, 16:59
Foto ilustruese

Ajo që qarkullonte si një thashetheme mediatik tashmë është zyrtare, Ronaldo braziliani është pronari i ri i ekipit të Valladolidit në Spanjë.

“Fenomeni” ka blerë 51 % të aksioneve duke u kthyer në personin që kontrollon klubin.

Përpos kësaj, president do vijojë të mbetet Carlos Suarez. Ndërkohë, Ronaldo do mbajë detyrën e kreut të Bordit të skuadrës.

“Ne dëshirojmë që të rritemi dhe të ecim përpara deri atje kur vullneti ynë të na dërgojë. Do përdor vetëm katër fjalë për t’i përshkruar politikat tona: Konkurrencë, transparencë, revolucion social”, ka deklaruar “fenomeni”.

Ndërkohë presidenti i skuadrës Suarez ka dhënë disa detaje të tjera.

“Marrëveshja është mbyllur të mërkurën. Ronaldo ka në pronësi 51% të aksioneve të klubit. Në fund të muajit korrik filluam bisedimet me të”, ka deklaruar ai./a.m./noa.al/