Transmetuar më 01-09-2018, 22:34

Skuadra e Juventusit ka marrë një tjetër fitore me vlera në transfertën përballë Parmës e cila rikthehet në elitë.

Takimi Parma-Juventus, luajtur mbrëmjen e sotme për “Serinë A” italiane, përfundoi me rezultatin 1-2, në favor të bardhezinjve.

Goli i parë u shënua nga juventinët shumë shpejt me anë të Manzukic që në minutën e 2’.

Ka qenë Gervinho ai që ka barazuar rezultatin për Parmën nëminutën e 33’, ku me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Goli i fitores dhe i rezultatit përfundimtar për Juventusin u shënua nga Matuidi në minutën e 58’.

Juventus kryeson pas tre javësh me 9 pikë të plotë “Serinë A”.

Edhe pse janë luajtur tre takime Blerja më e bujshme Cristiano Ronaldo nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës./a.k/noa.al/