Transmetuar më 01-09-2018, 16:43

Nga Spartak Ngjela

Shqiptarët janë në një kohë historike që iu duhet të ndahen me mjerimin e brendshëm dhe me padrejtësitë shekullore që iu kanë imponuar së jashtëmi, por sot drejtohen nga një kryeministër që nuk ka zyrë, dhe nuk pranohet nga Perëndimi.

Po pse rri ende në krye të vendit?

Se është pa nivel. Dhe mendon se do të bllokojë reformën në drejtësi.

Në fakt është i kapur me fakte nga hetimi ndërkombëtar. Dhe bën sikur nuk kupton. Ka gjetur dhe lejlekun e PD, bën sikur zihet me Saliun, por asgjë nuk ka në vijë as ky e as Saliu, prandaj e ka lënë zyrën dhe vjen vërdallë.

Shkoi më vrull te Erdogani, për të garantuar një të ardhme individuale, qoftë dhe si i arratisur në Turqi, që nuk mund të ekstradohet. Por është më keq tani kur kujton se kriza turke do vijojë me e thellë dhe Erdogani nuk e mbyll dot vitin, prandaj dhe Rama vërtitet kot së koti nëpër Shqipëri, që të flasë dhe të harrojë rrezikun që e pret.

Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje ekonomike, se nuk ka prodhim industrial, por drejtohet nga një kryeministër që lëviz kundër rrymës, se ka frikë nga ligji antikorrupsion, dhe mendon të shpëtojë veten duke fundosur Shqipërinë. Po nuk është kryeministri i parë ky që e bën këtë në Shqipëri.

E keni parë që kryeministri aktual nuk qëndron fare në zyrë, por bredh si nomad fushave e brinjave dhe bën sikur takon njerëz.

Mban fjalime, por nuk flet, se nuk din të thotë asgjë.

Kjo ndodh, se nuk ka dalë për të folur, por që të shpëtojë nga halli që e shqetëson së brendshmi. Kërkon ndihmë për të shkatërruar Shqipërinë.

Si ka mundësi që të mos ketë punë ky njeri? Ku ka sot një kryeministër kudo në botë që të lërë zyrën dhe t’iu tegojë njerëzve përralla prej injoranti?

Pa punë është ky kaqol që nuk rri fare në zyrë?

Por pyetja e parë që duhet të bëjmë është kjo:

Çfarë ka në zyrë?

Gjëja kryesore janë shkresat që duhet të firmosë?

Po ku ka kapacitet që të lexojë shkresa ky pafille.

Pyetja tjetër është:

A ka ndonjë skemë që drejton ky me ekspertë dhe me njerëz profesionistë për të rritur prodhimin?

Ku ka mend ky për skema të tilla, e dëgjoni se çfarë niveli intelektual parqet?

Iu thotë fshatarëve që shiu i bën mirë bujqësisë.

Iu thotë të rinjve që duhet të flenë 7 orë gjumë.

Iu thotë grave që të mos hanë shumë kripë kur janë shtatzënë.

Iu thotë pronarëve që prona është në udhëtim drejt tyre.

Iu thotë nxënësve të lajnë duart para se të hanë bukë.

Por e keni parë që nuk takohet me intelektualë? Se është injorant. Si Enver Hoxha që, edhe një herë që u takua më intelektualët e lartë, iu tha budallallëqe, sepse nuk dinte fare se kush ishte Isak Njutoni, dhe mendoi se bëri zbulim kur tha se Njutoni ishte një punëtor krahu. Tre fizikantët që qeshin, u dëbuan nga mësimdhënia.

Është i njëjti tip, por ky është edhe kaqol. Se ai e mbronte budallallëkun më policinë sekrete dhe me burgun, kurse ky del hapur se mendon që ka blerë median. Por tani është i trembur. Po pse nuk tërhiqet?

Se, pas Erdoganit, e ka shpresën të revolta popullore që pritet të bëjë Saliu dhe Meta.

Por janë që të tre të humbur, se nuk ka kthim mbrapa, dhe Shqipëria nuk ka mundësi të destabilizohet.

Por këta të tre e presin. Prandaj nuk po i zë vendi vend: Saliu është fshehur Meta qarkullon maleve që të harrojë frikën e brendshme, kurse ky tjetri del dhe i flet popullit. Cilit popull. Njerëzve të vet që i paguan, dhe iu thotë broçkulla.

Sot iu foli kryetarëve të bashkive të Shqipërisë. Po çfarë iu tha? i pyetën kryetarët. Asgjë nuk foli, se nuk ishte në gjendje normale, thanë tre prej tyre..

Kurse ata që e dëgjuan në televizion direkt të fliste për turizmin një orë me budallallëqe pyetën: po nuk ka fare punë ky njeri?

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al