Transmetuar më 01-09-2018, 14:24

Ky është horoskopi për muajin shtator 2018 që Noa.al sjell për ju, sipas parashikimeve të astrologut italian Paolo Fox. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ndonëse të lindurit e kësaj shenje i pëlqejnë sfidat e reja, është normale që duhet ti bëjnë llogaritë edhe me një lodhje të akumuluar. Muaji shtator parashikon një rikuperim i cili do i ndihmojë që të jeni mjaft të qetë. Të rejat në vendin e punës do të favorizojnë gjithë ata që kanë vendosur që të përfshihen në nisma të reja. Ndërsa gjithë ata që prej pak kohësh janë përfshirë në një histori të re dashurie, gjatë javëve në vijim do të përfshihen më shumë.

Demi

Pas muajve shumë të ngjeshur dhe me tensione, më në fund do mund të mbështeteni tek një periudhë e qetë dhe e rehatshme. Nuk do të keni ende qartësitë për të cilat keni nevojë, por fatmirësisht ndikimi pozitiv i Marsit do ju garantojë forcë dhe energji. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj personave ziliqarë në vendin e punës. Dashuria mund të përfundojë në plan të dytë, pasi momentalisht prioritetet tuaja janë përqendruar vetëm në punë dhe studime.

Binjakët

Rikthimi nga pushimet e verës nuk do të jetë i lehtë për tu kaluar. Duhet të gjeni një kompromis  mes asaj që doni të bëni dhe asaj që jeni të detyruar të bëni. Horoskopi i muajit shtator, ju fton që të jeni të kujdesshëm në menaxhimin e parave, pasi mund të ketë investime të cilat në të ardhmen do ju fusin në vështirësi. Do të jetë një muaj mjaft i tensionuar sa i takon ndjenjave, ndaj duhet të mundoheni të gjeni një kompromis për të vijuar në mënyrën më të qetë të mundshme.

Gaforrja

Pas javëve shumë të ngarkuara, më në fund ka ardhur momenti që të ndiheni më të qetë. Kush është përfshirë në realizimin e një projekti, do të marrë konfirmimet e dëshiruara. Ajo që ka rëndësi është që të mos keni frikë të riktheheni në lojë, pasi Venusi do ju ndihmojë që të gjeni forcën dhe energjinë për të cilën keni nevojë. Në dashuri, mundohuni që të shijoni momentin, pa patur shumë pretendime.

Luani

Ju presin javë shumë intensive dhe të ngjeshura, të cilat do të jenë speciale në sajë të favorizimit të yjeve. Mos lejoni që dyshimet të vendosin në krizë vendosmërinë tuaj. Dëshira për të ngritur krye do ju ndihmojë për të gjetur mënyrën për të treguar se mendimet tuaja vlejnë, shkruan noa.al. Nëse nga ana e partnerit/es nuk gjeni kompromisin e pritur, atëherë mund të ketë tensione të vazhdueshme. Kjo gjë do të shkaktohet sidomos nga dëshira juaj për të dominuar dhe për t’iu njohur meritat.

Virgjëresha

Horoskopi i këtij muaji parashikon kalimin tranzit të Diellit në shenjën tuaj. Kjo gjendje astrologjie do ju bëjë më të fortë dhe special. Jeni një prej shenjave më të favorizuara të momentit dhe më në fund do mund të zgjidhni disa çështje pune, të cilat janë zvarritur prej kohësh. Edhe nga pikëpamja sentimentale do të ketë rikuperim të ndjeshëm dhe dëshirë për të rigjetur harmoninë me partnerin/en, çka do ju shtyjë që të pranoni kompromise të ndryshme.

Peshorja

Yjet gjatë këtij muaji do ju ndihmojnë që të zgjidhni probleme të cilat kanë lindur gjatë pranverës. Mundësitë për t’ia rinisur nga e para nuk do të mungojnë, ku Marsi dhe Mërkuri do ju japin forcën që ju nevojitet për nisjen e projekteve të reja. Muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për tu menaxhuar dhe për këtë arsye mund të jeni përballur me tensione dhe keqkuptime edhe në raportin në çift. Pas një vere të ngjeshur, përgatituni për një vjeshtë më të qetë, si dhe më harmonike në raport me partnerin/en.

Akrepi

Për shumë kohë keni qenë në kërkim të sigurive më të mëdha. Me shumë mundësi jeni lodhur për të gjetur rrugën tuaj, por shtatori do të rezultojë një muaj më i mirë dhe më pak i tensionuar. Vështirësitë që kanë karakterizuar javët e fundit ju kanë bërë më skeptik në raport me risitë, por do të kaloni çdo gjë me vetëbesim dhe do të gjeni zgjidhje më të mirë. Mundohuni vetëm që të jeni më tolerant dhe të kuptueshëm.

Shigjetari

Parashikimet e këtij muaji janë mjaft pozitive, ku të lindurit e kësaj shenje nuk do të dekurajohen nga vështirësitë me të cilat do të përballen. Në fakt ky është një muaj gjatë të cilit do të viheni në kërkim të mundësive të reja. Kush është i lodhur nga rutina e zakonshme, do të gjejë forcën e duhur për të bërë ndryshimet e domosdoshme në jetë. Edhe në sferën sentimentale nuk do të mungojnë të rejat, sidomos për çiftet që kanë kohë që janë bashkë.

Bricjapi

Janë të shumtë planetet e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, të cilët gjatë këtij muaji do i ndihmojnë si në sferën profesionale edhe në atë të ndjenjave. Surpriza të vogla dhe të mëdha mund t’iu ndihmojnë në vlerësimin e disa vendimeve. Është një periudhë e cila kërkon që të angazhoheni maksimalisht pasi do të ketë mundësi të cilat nuk duhet të injorohen. Nëse për shumë kohë keni qëndruar të mënjanuar, horoskopi i shtatorit ju fton që të shikoni përreth pasi momentalisht do ju duhet fare pak për të arritur atë që kërkoni.

Ujori

Muajt e fundit kanë qenë vërtetë të vështirë në sferën profesionale. Shpesh të vështira për tu menaxhuar, gjë që ju ka përballur me tensione të shumta. Tashmë më në fund kjo çështje është e kaluar dhe ju do mund të rigjeni stabilitetin he qetësinë në sferën profesionale dhe ekonomike, shkruan noa.al. Puna dhe studimet do të jenë prioritetet tuaja gjatë këtij muaji, çka do të bëjë që të kaloni në plan të dytë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë dhe familjen.

Peshqit

Keni qenë mjaft të zënë gjatë periudhës së fundit, gjë që ju ka mundësuar arritjen e disa sukseseve. Por përfshirja sërish në projekte të reja, mund të rezultojë diçka e rrezikshme. Merrni më shumë kohë për të sistemuar jetën tuaj dhe për të bërë disa ndryshime të cilat janë të domosdoshme. Një periudhë qetësie do ju ndihmojë që të rigjeni më shumë forcë dhe të përballeni me më shumë optimizëm me të ardhmen. /a.y/noa.al