Transmetuar më 01-09-2018, 09:25

Skuadra e Real Madrid zëvendëson përfundimisht Cristiano Ronaldon, duke ia dhënë numrin 7 që për nëntë sezone u mbajt nga fenomeni portugez, Mariano Diaz.

Futbollisti 25-vjeçar, i cilësuar si bomberi i ri i ekipit u prezantua këtë të premte në stadiumin Bernabeu.

Pasi u prezantua ai zbriti në fushë dhe bëri disa driblime me top, ndërsa përshëndeti të pranishmit.

Ai tha se për të nuk ka rëndësi numri, por e cilësoi si një sfidë dhe krenari, për shkak se është mbajtur nga disa legjenda.

“Ishte e lirë dhe isha shumë entuziast që ta vishja”, u shpreh Diaz.

Sakaq Ronaldo ka nënshkruar kontratë me ekipin italian të Juventusit, pas shumë vite te Reali. /a.y/noa.al