Transmetuar më 20-08-2018, 08:41

Greqia i thotë lamtumirë Trojkës dhe del zyrtarisht nga plani i fundit i ndihmës ndërkombëtare, e cila shmangu falimentin dhe daljen e vendit nga eurozona me kusht realizimin e reformave të rënda.

Koha e shpëtimit nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka përfunduar.

Pas Portugalisë, Irlandës, Spanjës dhe Qipros, Greqia ishte shteti i fundit i eurozonës, që përfitoi nga programi i ndihmave ndërkombëtare pas krizës.

Siç deklaroi Kryeministri Alexis Tsipras, tashmë Greqia do të duhet “të kthehet në një vend normal”.

Megjithatë problemet për pjesën më të madhe të popullsisë mbeten, si papunësia, reduktimi i rrogave dhe pensioneve, vështirësi në sektorin shëndetësor, largimi i gjysmë milionë grekëve, dhe sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Greqisë, Yannis Stournaras, mbetet ende shumë rrugë për tu bërë për ringritjen ekonomike.

Tashmë Greqia do të duhet të ecë me këmbët e veta, por guvernatori flet për efekte pozitive nga masat e marra për shkak të planit të shpëtimit.

Gjatë këtyre viteve më shumë se 260 milionë euro iu dhanë hua Athinës nga ana e Bankës Qendrore Europiane, partnerët europain dhe FMN.

Fillimi i “tragjedisë greke”, ndodhi në vitin 2009, në mes të krizës financiare botërore. /a.y/noa.al