Transmetuar më 19-08-2018, 17:43

Ka ndërruar jetë në spital 33-vjeçari E.T, që u përplas nga një makinë ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat.

Në aksident u përfshi automjeti tip Renault me targa CD 478 HB, me drejtues shtetasin R.K, banues në Burrel, me motoçikletën me Targa AN 093, me drejtues shtetasin E.T, 33 vjeç, banues në Sarandë.

Ky i fundit ka marrë plagë të rënda, dhe ndërroi jetë pak orë pasi ishte dërguar në spital.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/