Transmetuar më 19-08-2018, 16:41

Pasditja e sotme është shoqëruar me reshje shiu, të cilët në disa zona kanë sjellë edhe probleme.

Në Velipojë reshjet e shiut janë shoqëruar me vetëtime, ku si pasojë në fshatin Shtiqën është këputur linja e tensionit të lartë, shkruan Ora News.

 Linja e këputur furnizonte të gjithë Velipojën me energji elektrike, zonë e cila tani ka mbetur pa drita.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa po punohet për të riparuar dëmin.

Kohët e fundit goditjet e rrufesë kanë rezultuar fatale, duke marrë edhe jetë njerëzish. /k.k/noa.al/