Transmetuar më 19-08-2018, 15:13

Policia e Tiranës sqaron se zjarri në ambientet e Gjykatës së Lartë ka rënë në një dhomë e cila përdorej nga një kompani për mbajtje baterish.

Sipas njoftimit për mediat, thuhet se si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme materiale, për të cilat ka dyshime se mund të jenë dokumente arkivore.

Por ky fakt mbetet ende për t’u konfirmuar.

Po ashtu sqarohet se zjarri është fikur dhe nuk ka rrezik.

Do të jenë hetimet ato të cilat do të përcaktojnë edhe shkakun e zjarrit në katin e parë të Gjykatës. /k.k/noa.al/