Transmetuar më 19-08-2018, 12:47

Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa ka qenë duke u larë në det në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, rreth mesditës së kësaj të diele.

Viktima është 68-vjeçari Agur Isufi, i cili kishte ardhur nga Amerika në Shqipëri për pushime.

I ndjeri ishte me origjinë nga Fieri dhe prej disa ditësh po pushonte në Durrës.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit, por ndërroi jetë gjatë rrugës. Paraprakisht mësohet se ai ka pësuar infarkt.

Aktualisht nga ana e policisë hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese