Transmetuar më 19-08-2018, 12:07

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e vendosur ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës, ndaj Gentjan Koçit, 25 vjeç dhe Ervin Kodrës, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ata u arrestuan pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 23:20 të mbrëmjes së të enjtes.

Gjatë ndjekjes nga policia të automjetit ku udhëtonin dy shtetasit që mbanin armë zjarri me vete, drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera.

Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri të tipit pistoletë, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Efektivët e komisariatit nr.3 në Tiranë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të Gentjan Koçit, 25 vjeç dhe Ervin Kodrës, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Dy të rinjtë në rrugën “Jordan Misja”, duke lëvizur me mjetin tip “Tuareg”, i cili drejtohej nga shtetasi Gentjan Koçiu dhe pasagjer shtetasi Ervin Kodra, nuk i janë bindur shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”, pasi mbanin sende të kundraligjshme në mjet dy armë zjarri pa leje, por janë larguar me shpejtësi me mjet, duke u bërë burim aksidenti.

Ata janë duke u përplasur edhe me katër mjete të tjera në rrugë duke iu shkaktuar dëme materiale dhe pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë këta shtetas janë ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”, ku dhe u bë arrestimi në flagrancë i tyre.

Gjithashtu nga ana e shërbimeve të policisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit “Pistoletë”, të hedhura prej shtetasve të lartpërmendur pasi braktisën mjetin, në oborrin e një banese dhe në një rrugicë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. /a.y/noa.al Pesë makina të përplasura dhe armë në rrugët e Tiranës, si ndodhi ngjarja e mbrëmshme

Përplasen 5 makina në Tiranë, kapen dy persona të armatosur