Transmetuar më 19-08-2018, 11:56

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën rreth mesditës së sotme, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Siç mund të shihni në fotografi një makinë tip Renault me targa AA 620 UC, është përplasur me një Porche me targa AA 001 JX.

Njëra prej tyre ka përfunduar e përplasur edhe me një nga tabelat e reklamave të vendosura në rrugë.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur lëndime, përveç tronditjes nga përplasja nga ana e drejtuesve të mjetit.

Lidhur me këtë ngjarje, hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al