Transmetuar më 19-08-2018, 09:39

Grabitja e një karburanti në Lezhë ka përfunduar me një person të plagosur.

Mësohet se roja i karburantit pasi ka pikasur grabitësin, është përleshur me të, duke mbetur i dëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, e shtunë, në një pikë karburanti në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë e njohur si "Emanuel gaz".

Mësohet se grabitësi ka qenë i maskuar dhe është afruar me një automjet pa targa, ku pasi është pikasur nga roja, ka nisur përleshja.

Pasi ka plagosur në këmbë me armë zjarri rojen Martin Prenga, ai ka mundur të marrë një shumë të konsiderueshme parash, duke u larguar më tej nxitimthi.

I dëmtuari u dërgua për mjekim drejt Tiranës, ndërkohë që nga ana e policisë u bë sekuestrimi i kamerave të sigurisë, me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese