Transmetuar më 19-08-2018, 08:59

Policia Rrugore prej kohësh vijon kontrollet në rrugë me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë natës duke zbardhur e diela, kontrollet me radar janë ndalur në rrugën interurbane Tiranë-Durres.

Një 24-vjeçar nga Tirana është kapur duke i dhënë mjetit me 170 km/h, kur limiti është 90 km/m.

“Drejtuesi i mjetit kësaj here, ishte me fat pasi shpëtimtari ishte polici dhe radari e drejtuesi i mjetit shkoi shëndoshë në banesë por pa patentë. Të tilla shpejtësi rrezikojnë maksimalisht të çojnë në banesë patentën pa të zotin”, thotë policia.

Po ashtu bëhet me dije se janë hequr 9 patenta për shpejtësi që varionin nga 150-170 km/h.

“Duajeni jetën, mbrojeni atë respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, dhe rezultati = udhëtim i sigurtë”, thuhet në apelin e policisë. /a.y/noa.al