Transmetuar më 19-08-2018, 08:08

Një vajzë e vogël vetëm 4 vjeçe ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Delvinë, gjatë ditës së djeshme, e shtunë, ku e mitura F.A., 4 vjeçe ka pirë ilaçet e gjyshes.

Më konkretisht e mitura ka qenë duke lozur dhe befas ka hapur sirtarin ku e moshuara mbante ilaçet e tensionit duke i pirë ato.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës, por gjendja e saj paraqitej e rëndë.

Për këtë arsye ajo është transportuar me helikopter drejt Tiranës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Gjendja e së miturës vijon të jetë ende e pastabilizuar, ndërkohë që hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese