Transmetuar më 18-08-2018, 21:49
Foto ilustruese

Bie në pranga një person i shpallur më parë në kërkim.

Shërbimet e policisë greke të Igumenicës, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit te pasaportave të Sajadhes, kanë arrestuar gjatë ditës së sotme të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjeç.

Bego mësohet se po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri.

Mësohet se Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz.

Edmond Bego rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje ne organizate kriminale për trafik kokaine dhe heroine.