Transmetuar më 18-08-2018, 20:27

Ditë e dhimbshme kjo e sotmja për opinionisten dhe gazetaren Anila Basha.

Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se ka humbur babanë e saj, pas një “beteje” 4-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Ajo shkruan për të gjithë të afërmit dhe të njohurit se varrimi i babait të saj, do të bëhet ditën e nesërme, në orën 11.00.

Postimi i Anila Bashës:

Miq ky eshte shtrengimi i fundit i dores me babin tim, njeriun me kurajoz, me deshire per jeten. Luftoi kater vjet me semundjen por sot mbylli syte pergjithmone duke lene Mamin Lirine, Vellain Ilirin, motren Almen dhe mua me nje dhimbje te madhe ne zemer dhe me deren e hapur si gjithmone. Babain do e percjellim ne varrezat e Lushnjes, shtepine e fundit te tij, neser, te dielen, ne oren 11.00./a.k/noa.al/