Transmetuar më 18-08-2018, 18:44

Një ditë pas ngjarjes në Kavajë, ku një tren përplasi një automjet me 6 anëtarë të një familjeje në të, pasditen e sotme ka ndodhur një episod i njëjtë.

Këtë herë aksidenti është regjistruar tek “Ura e Gërdecit”, ku treni i linjës Tiranë-Durrës është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.).

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija, i cili  po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave. /k.k/noa.al/