Transmetuar më 18-08-2018, 16:38

Të dielën pelegrinë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në Mekë, në organizimin e Haxhit.

Arabia Saudite është duke bërë përgatitjet e fundit për këtë ditë të shënuar për çdo mysliman.

Peligrinazhi prezanton një nga pesë shtyllat e islamit dhe kërkohet që të paktën një herë gjatë jetës të vizitohet nga myslimanët.

Ditët e fundit, besimtarët kanë arritur në Mekë nga e gjithë bota, duke thirrur “Këtu jam Zot, i përgjigjem thirrjes tënde, këtu jam”.

Burrat që vizitojnë Haxhin vishen vetëm me një pelerinë të bardhë, që simbolizon bashkimin në mes të myslimanëve dhe barazinë para Zotit.

Nga ana tjetër, gratë veshin fustane të gjatë, mbulojnë flokët dhe nuk bëjnë grim, kjo për të shfaqur pastërtinë përpara Zotit. /k.k/noa.al/