Transmetuar më 18-08-2018, 15:43

Mbi 200 kilogram dorgë, e llojit marijuanë, janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.

Ngarkesa u kap në dy operacione të ndryshme.

Në Nea Selefkia, Igumenicë, është gjetur një automjet i braktisur. Brenda u gjetën dhe sekuestruan 42 pako me 144 kg 110 gram marijuanë.

Rezulton se mjeti është vjedhur në 13.07.2018 në Kordhelio-Evosmu. Vijojne kërkimet për gjetjen e trafikantëve.

Ndërkohë, në Kompoti, Artë, është kapur një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në makinë u gjetën dhe sekuestruan 100 pako me 102 kg 593 gram marijuanë. 

U arrestua drejtuesja e mjetit, grua greke 52-vjeç, dhe u shpall në kërkim pronari i mjetit,  29-vjec nga Greqia. /k.k/noa.al/