Transmetuar më 18-08-2018, 13:47

Një person i shpallur në kërkim për grabitjen me dhunë ndaj një tregtari, është vënë në prangat e policisë së Tepelenës.

Juljan Islamaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në orët e vona të kësaj të premte.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, në 19 prill 2017, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Islamaj është një nga autorët e ngjarjes të ndodhur më datë 29 prill 2016, ku në segmentin rrugor Krahës-Memaliaj, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit M.L., një sasi lekësh dhe sende të tjera.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Lidhur me këtë ngjarje akuzohen si bashkëpunëtor Marseda H., 28 vjeçe, banuese në Fratar të Mallakastrës. 26- vjeçarja është nënë e dy fëmijëve dhe ish-bashkëshortja e 33- vjeçarit Ermend H., i arrestuar më herët.

Krahas çiftit të bashkëshortëve në muajin prill të vitit 2016, u arrestuan dhe Kelmend Skënderaj, 24 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër dhe Ermal Aliaj, 26 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër, ndërsa u shpall në kërkim dhe Juljan Islamaj.

Të dyshuarit akuzohen se në vendin e quajtur “Mogila”, në aksin nacional Krahës – Memaliaj, kanë keqtrajtuar fizikisht dhe më pas i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një telefon celular dhe një sasi të konsiderueshme stekash me cigare tregtarit M.L., banues në Fier. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 151 steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe 180 qese me duhan të grirë. /a.y/noa.al

Rrahën tregtarin dhe i morën paratë, pas bashkëshortit arrestohet dhe gruaja

Ngjarja në Memaliaj, 4 djem keqtrajtuan tregtarin dhe i morën paratë