Transmetuar më 17-08-2018, 18:12

Një fëmijë 11 vjeç është mbytur sot tragjikisht në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Ngarja shokuese ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:20.

Vajza me inicialet A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin  Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur  gjetjen dhe nxjerrjen e  trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/