Transmetuar më 17-08-2018, 14:43

Rojet bregdetare kanë arritur të shpëtojnë nga mbytja një pushuese nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në plazhin “Rinia” të Sarandës.

Bëhet e ditur se 60-vjeçarja Sabrie Hyseni kishte hyrë e vetme për t’u larë kur ka shfaqur probleme.

Noa ka mësuar se ishin rojet bregdetare Moisi Cera dhe Lorent Noga që, sapo kanë vënë re gruan, shkuan në ujë për t’i ardhur në ndihmë.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas pushuesja është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës.

Për fat të mirë ajo nuk ka rrezik për jetën. /k.k/noa.al/