Transmetuar më 17-08-2018, 14:37
Një djalë i ri në Delvinë, ka tentuar që ti japë fund jetës duke u plagosur me thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e enjte.
21-vjeçari A.H., banues në Delvinë, në banesë, ka goditur veten e tij me thikë.
I riu është gjetur i larë në gjak nga familjarët, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital.
Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 21-vjeçarin të kryejë një akt të tillë, pasi deri më tani nuk ka pranuar të flasë.
Lidhur me këtë ngjarje për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës. /a.y/noa.al
Foto ilustruese