Transmetuar më 17-08-2018, 14:29

Një automjet i braktisur brenda së cilit ishte fshehur lëndë narkotike, është gjetur dhe bllokuar nga policia e Vlorës.

Zbulimi është bërë gjatë ditës së djeshme, e enjte, në aksin rrugor Selenicë-Resulaj.

Më konkretisht në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë.

Brenda automjetit është sekuestruar 9 kilogramë e 720 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Paraprakisht mendohet se personi që po transportonte lëndën narkotike kanë braktisur mjetin pasi kanë pikasur policinë.

Aktualisht nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese