Transmetuar më 17-08-2018, 09:31

Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e Golemit në Kavajë, ku një tren u përplas me një makinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09.00, teksa automjeti po kalonte mbi shina, në zonën e njohur si "Përroi i Agait".

Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar disa nga pasagjerët e automjetit që shikoni në fotografi.

Të lënduarit mësohet se janë pjesëtarë të një familje dy prindërit dhe katër fëmijët, të cilët janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i makinës me targa J006SM nuk e ka parë trenin teksa afrohej, duke bërë që të ndodhë përplasja.

Gjithsesi, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes, policia ka nisur hetimet. /a.y/noa.al