Transmetuar më 17-08-2018, 07:28

Një aksident masiv ka ndodhur pak para mesnatës së lënë pas në Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 të kësaj të enjteje, në vendin e njohur si “Kthesa e burgut”, pranë zonës së “Don Boskos”.

Gjithçka ka ndodhur në tentativë për ti shpëtuar policisë, nga ana e dy personave.

Të dyshuarit si shkaktarë për aksidentin janë Ervin Kodra dhe Gentian Koçi, të cilët ndodheshin në mjetin që shkaktoi aksidentit.

Pas përplasjes ata kanë tentuar të fshihen në zonën përreth, ku dhe kanë hedhur edhe dy pistoletat që mbanin me vete.

Ndërkohë nga ana e policisë është bërë ndalimi i tyre, teksa detajet zyrtare të ngjarjes, nuk bëhen ende me dije. /a.y/noa.al 

Aksidenti 2 on Vidnews.