Transmetuar më 16-08-2018, 07:57

Presidenti i Kosovës përforcon edhe më tej qëndrimin e tij për “korrigjimin e kufijve”. Këtë ide ai shpjegon me përfshirjen e Luginës së Preshevës në Kosovë, duke qenë i kujdesshëm për të treguar se nuk pranon që të lëshohen komunat e veriut.

Por, kjo tezë mbetet e dyshimtë pasi do të ishte vërtetë naive të mendoje se Serbia do falë nga territori që zotëron pa marrë asgjë.

Qëllimi i këtij shteti ka qenë ndarja e Kosovës, dhe marrja e komunave të veriut, pasi për Serbinë Lugina thuajse nuk ka fare rëndësi.

Teza e presidentit Thaçi është kundërshtuar ashpër nga faktori shqiptar, mes të cilëve edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se lufta i lëviz kufijtë.

Por, presidenti Thaçi ka reaguar ndaj kundërshtarëve të idesë së tij duke i quajtur ata “kamikazë politikë”.

Po ashtu, ai ka deklaruar se “korrigjimi i kufijve” fundos ëndrrën serbe për ndarje apo “bosnjëzimin” e Kosovës./a.m./noa.al/