Transmetuar më 13-08-2018, 22:24

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i tha Zërit të Amerikës se synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh, janë të gabuara dhe mund të kenë pasoja të dëmshme.

Ai tha se debatet e fundit më shumë lidhen me tendencën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të jetë sa më larg.

Në intervistën dhënë korrespondentit në Prishtinë, Leonat Shehu, zoti Kurti, partia e të cilit angazhohet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, thotë se është kundër idesë që për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë, të falet veriu i Kosovës.