Transmetuar më 12-08-2018, 18:40

Një aksident rrugor ndodhi para pak minutash, duke shkaktuar plagosjen e gjashtë personave.

Incidenti ndodhi sot ora 18.20 pranë fshatit Gllarevë, në rrugën kombëtare Prishtinë-Pejë, raporton noa.al duke cituar burime nga Policia e Kosovës.

Dy automjete të tipit veturë, (foto) njëra prej të cilave me targa të huaja, u përplasën mes tyre, teksa përshkonin drejtimet e rrugës që lidh kryeqytetin me Pejën.

Policia tha se gjashtë personat e lënduar, janë dërguar për ndihmë spitalore.

Sakaq sië edhe shikoni te foto më poshtë, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve të tjera në këtë aks rrugor. /noa.al/