Transmetuar më 07-08-2018, 19:59

Lajm i hidhur për deputetin nga Kosova, Visar Ymeri, i cili ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë.

Nënkryetari i PSD-së dhe njëherësh deputet nga kjo parti, ka treguar se sot ka ka ndërruar jetë babai i tij, Musli Ymeri.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së nesërme në orën 13:00, në fshatin Lugmir (ish Zllatar) të Prishtinës.

“Njoftoj të gjithë miqtë se sot ka ndërruar jetë babai im Musli Ymeri.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e mërkurë 8 gusht 2018, në varrezat e fshatit Lugmir (ish Zllatar) të Prishtinës, në ora 13”, thuhet në njoftimin e Ymerit./a.k/noa.al/