Transmetuar më 07-08-2018, 19:29

Vijojnë temperaturat e larta edhe në fundjavë por kulmi i nxehtësisë shënohet nga e mërkura në të premten ku maksimumet sipas zonave pritet të luhaten nga 31 në 36°C zonat malore (maksimumi në Kukës) dhe nga 36 – 38°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

“Në zona specifike të Shqipërisë, maksimumi do të ngjitet mbi 39°C, vlera që priten në Veriperëndim të vendit (Koplik, Zadrimë) dhe Jug (Kucovë, Këlcyrë)”, bën me dije Meteoalb.

Pas fundjavës parashikohet një rënie graduale e temperaturave, e cila vijonb për 5 – 6 ditë ndërsa sërisht ditët e fundit të gushtit sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike.

Tabloja e shirave paraqet zhvillim të vranësirave gjatë të gjitha pasditeve, kryesisht në Qendër dhe Juglindje ku priten shira afatshkurtër në zona të izoluara të vendit.