Transmetuar më 07-08-2018, 15:09

Jeta e një burri është shuar sot dhe ai u zbulua i vdekur në banesën e tij në rrugën "Mbreti Bardhyl" në qytetin e Pejës.

Policia lokale tha se viktima u gjet me plagë në kokë ndaj lindin dyshime për vrasje.

Nuk përjashtohen pista të tjera, por hetimet janë në proces.

Në një komunikatë që lëshoi sot policia e Pejës tha se “një person mashkull shqiptar i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”.

Te viktima është vërejtur një lëndim në kokë ndaj me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore.

Rasti mbetet për hetime të mëtejshme”.

Foto arkivi