Transmetuar më 06-08-2018, 17:24

Ditë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një kërcënim nga persona të panjohur.

Kërcënimi në adresë të kryeministrit, ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë ndaj Haradinajt.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se ka disa ditë që është shtuar numri i mbrojtjes pranë kryeministrit.

Masat e forcuara të sigurisë për presidentin do të jenë deri në një vendim tjetër kur të ulet shkalla e rrezikshmërisë.

Ndonëse nuk ka informacion se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, sipas burimeve kërcënimi është duke u trajtuar seriozisht./a.k/noa.al/