Transmetuar më 06-08-2018, 13:51

Helikopteri që u rrëzua në Korçë, ishte i kompanisë private Shega Air dhe ishte porositur për të marrë një nuse me rastin e dasmës së saj.

Helikopteri i nisur për të marrë nusen ka përfunduar në lulishten e pallateve të pjesën e unazës së Korçës.

Ndaj ky dhëndër në Korçë që e shikoni dhe në fotot e mëposhtme që ju sjell noa.al, nuk ia doli ta çojë nusen në shtëpi me helikopter.

Pilot i këtij helikopteri ishte Altin Lama. Në videon më poshtë, ai tregon arsyet pse u rrëzua mjeti fluturues, ku helika dhe bishti i helikopterit janë përplasur me pemët dekorative.

Policia lokale e cituar nga Vizion Plus, tha se piloti ka dëshmuar për një lloj dëmtimi të helikopterit dhe ka bërë ulje të detyruar. Prania e një çifti në martesë në vendin e ngjarjes kundërshton këto pretendime të pilotit të shoqërisë private.

Në fillim u raportua për aksident ajror, por më pas u mësua se nga ngjarja nuk pati asnjë të lënduar, përveç disa dëmeve materiale, siç janë helikat e helikopterit.

Nga hetimet paraprake të policisë, mësohet se piloti i kompanisë private “Shega Air” fluturonte shumë ulët dhe për pasojë ka ndeshur në degët e pemës, duke bërë edhe ulje të detyruar. 

VIDEO:

VIDEO: Pse u rrëzua helikopteri i dasmës korçare

VIDEO: Ja çfarë ndodhi me helikopterin që do të merrte nusen në Korçë